Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin port të Detit të Zi, Mykolaiv, gjatë një udhëtimi pune në rajon, tha zyra e tij në një deklaratë.
“Presidenti inspektoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mykolaiv-it, e cila u shkatërrua si rezultat i një sulmi raketor nga forcat ruse,” shtoi ai.
Deklarata nuk specifikoi se kur u bë vizita e presidentit.
Ndërkohë bombardimet ukrainase kanë bllokuar 77 minatorë në një minierë qymyri në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, pasi minierës iu ndërpre energjia elektrike, raporton Reuters, duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve ruse RIA.
“Si rezultat i bombardimeve nga forcat ukrainase, energjia në minierën Zasyadko në Donetsk u ndërpre, 77 minatorë mbeten nën tokë,” citohet të ketë thënë mbrojtja territoriale e rajonit separatist.
Për këtë raport dhe nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet ukrainase./A2CNN