Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, njëherit njëri nga organizatorët e protestës së datës 12 gusht 2024 në Bujanoc, është paraqitur këtë mëngjes në stacionin policor pas një thirrjeje nga autoritetet serbe.
Lutfiu në një postim në Facebook, ka treguar se arsyeja e thirrjes ishte lidhur me vendosjen e dy bilbordeve që shpallnin njoftimet për protestën, për të cilat, sipas tij, nuk ishte marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe nuk ishte paguar taksa përkatëse.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Përmes një thirrje jam ftuar që sot në ora 9:00 e mëngjesit të paraqitem në stacionin policor në Bujanoc.
U paraqita në stacionin policor në kohën e caktuar.
Gjatë intervistës kuptova se arsyeja e thirrjes është protesta e organizuar më datë 12.08.2024, konkretisht për shkak që për vendosjen e dy bilbordeve(njoftimeve të protestave) nuk kemi marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe për vendosjen e tyre nuk kemi paguar taksën e paraparë.
Kjo procedurë nga Prokuroria është ngritur si rezultat i një shkresë anonime.
Lidhur me këtë rast nuk u deklarova për shkak që nuk është respektuar procedura e thirrjes.
Gjithashtu paraqita vërejtjet e mia për mungesën e një përkthyesi të liçensuar në qytetin ku shqiptarët përbëjnë mbi 60% të popullësisë.
Imagjinoni, një qytetar serb me emër dhe mbiemër kërkon zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH, një zyrtare policore na quan minjë neve që protesuam në Medvegjë, ndaj tyre nuk është ngritur procedurë, ndërsa kanë nisur procedurë për një protestë paqësore e organizuar në gusht të këtij viti në Bujanoc.
Sa më i madh të jetë presioni për të na heshtur, aq më i madh do të jetë volumi jonë!