Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it kanë kryer edhe sot një stërvitje të radhës.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ushtarët sot përfunduan një stërvitje të përbashkët evakuimi me operacione për sigurimin e objektivave të ndjeshme, me qëllim ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në sinergji me homologët e tyre aleatë.
“Në veçanti, stërvitja përfshinte ushtarë kroatë të Batalionit Kinetic Perëndimor të Komandës Rajonale të dislokuar në komunën e Pejës, duke simuluar një skenar të ndërhyrjes QRF (Forca e Reagimit të Shpejtë) për të evakuuar një LMT (Ekipi Monitorues Ndërlidhës) italian”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv