Për të parin e Prokurorisë Themelore të Pejës, në garë janë tre kandidatë prokurori Ersan Qavolli, si dhe prokuroret Lumturije Vuçetaj dhe Sanije Gashi-Seferi.
Paneli Vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, bazuar në Rregulloren 07/2024 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, më 17 dhjetor 2024, ka zhvilluar intervistën për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Ndërkaq, Paneli Vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, bazuar në Rregulloren 07/2024 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, më 17 dhjetor 2024, ka zhvilluar intervistën për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Petrit Kryeziu, po i prinë garës i vetëm për Kryeprokuror në Prizren.
Ai është vlerësuar me 97.6 pikë.
Ndryshe, në fund të muajit Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbaj takim, ku edhe do të vihen në votim kandidatet për kryeprokuror në disa prokurori të Kosovës. /Telegrafi/