Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditë së sotme ka zhvilluar takim pune me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë dhe integrimin euroatlantik.
‘’Sllovenia mbetet një nga aleatët dhe miqtë tanë më të ngushtë. Diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përkushtimin tonë për integrimin euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona’’, ka shkruar Osmani.
I shpreha mirënjohjen për kontributin e trupave sllovene në kuadër të KFOR-it, të cilët Presidentja Musar i vizitoi mbrëmë me rastin e festave të fundvitit, ka shtuar më tutje Osmani./Indeksonline/