Kryetari Shaqir Totaj ka pritur sot në takim zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nazmi Gashi dhe Vllaznim Maloku, si dhe zyrtarin e agjencisë zvicerane “Swiss-Contact”, Lulzim Krasniqi.
Në këtë takim u diskutua për procesin e ndërtimit të teleferikut në Kalanë e Prizrenit, projekt ky i cili po realizohet si pjesë e marrëveshjes tripalëshe të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe “Swiss-Contact
Postimi i plotë:
Kryetari Shaqir Totaj priti zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nazmi Gashi dhe Vllaznim Maloku, si dhe zyrtarin e agjencisë zvicerane “Swiss-Contact”, Lulzim Krasniqi, për të diskutuar rreth procesit të ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.
Me këtë rast u theksua rëndësia e këtij projekti për zhvillimin turistik , që e bën Kalanë e qytetit më të qasshme për të gjithë.
Ky projekt po realizohet si pjesë e marrëveshjes tripalëshe të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe “Swiss-Contact”.