Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, i ka përmendur një nga një investimet që ai parasheh t’i bëj në sektorin e shëndetësisë.
Ai premtoi rritje të pagave prej 50 për qind të pagave për mjekët, infermierët dhe stafin tjetër shëndetësor.
Hamza po ashtu premtoi se në mandatit të tij, të gjithë qytetarët do të kenë sigurim shëndetësor.
“Investime në pajisje dhe teknologji moderne. Një buxhet të qëndrueshëm për sektorin e shëndetësisë, duke garantuar ilaçe dhe shërbime cilësore. Sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Hamza.
“Sindikata e Shëndetësisë nuk po kërkon asgjë më shumë sesa atë që mjekët e meritojnë: mbështetjen e duhur dhe kushtet që u mundësojnë të ofrojnë kujdes më të mirë dhe të shpëtojnë jetë. Unë i mbështes kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë për ta prioritizuar mirëqenien e atyre që kujdesen për ne”, shtoi ai.