Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot në ora 11:00 do të mblidhet kryesia.
Në rend të ditës sipas njoftimit për media do të jetë organizimi i seancës së përbashkët ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Poashtu pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në datën 20 dhjetor.
Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës”, njoftoi ditë ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë.
Edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se mbledhja e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet në Prishtinë, në 20 dhjetor, është nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare. /Telegrafi/