Kylian Mbappe është zgjedhur futbollisti më i sezonit në Francë.
Revista franceze “L’Equipe” e ka shpërblyer yllin francez më saktësisht për sezonin 2023/24, përcjell “Gazeta Express”.
Futbollisti i ri i Real Madridit i ka grumbulluar 56 pikë, duke i lënë prapa William Saliban e Arsenalit, që i mblodhi 51 pikë dhe Mike Magnanin e Milanit, qëi tuboi 24 pikë.
Prapa tyre në listë gjenden dy lojtarët e Real Madridit, Eduardo Camavinga me 17 pikë dhe Aurelien Tchouameni me 16, kurse i gjashti përfundoi Antoine Griezmann i Atletico Madridit me 15 pikë.
Mbappe nuk e ka nisur mirë si duhet sezonin e ri me “Los Blancos”, por të gjithë besojnë se përfaqësuesi francez do ta rikthejë formën e dikurshme.