Një orë pas betimit si kryetar i Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq e ka pritur në takim zyrtarisht ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.
“Sot, pas ceremonisë së betimit, kisha nderin të pritem në takim nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.
Do të angazhohemi si qeveri në mbështetje të Kryetarit për përmbushjen e obligimeve dhe krijimin e kushteve sa më mira për qytetarët. Në shërbim të qytetarëve” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/