Qindra parashutistëve thuhet se janë ndaluar nga një dislokim vjetor i NATO-s në Ballkan pasi u publikuan disa video të një orgjie në një kazermë ushtarake.
Në një letër drejtuar gjeneralëve dhe oficerëve komandues, kreu i ri i ushtrisë, gjenerali Sir Patrick Sanders, tha se nuk ishte i gatshëm të “rrezikonte misionin apo reputacionin e ushtrisë britanike” duke i dërguar ata jashtë shtetit.
Në atë video shiheshin 8 parashutistë duke pasur një orgji konsensuale me një grua në kazermat Merville në Colchester, ndërsa dhjetëra të tjerë shikonin.
Times raporton se besohej që gruaja ishte kontrabanduar për në kazermë deri në 31 herë në pesë muaj.
Sanders tha se ky incident pasi me një sërë rastesh të tjera të sjelljes së keqe gjatë një stërvitje në Maqedoninë e Veriut në maj, kur u kuptua se disa anëtarë u akuzuan për “sjellje joprofesionale” gjatë stërvitjes, së bashku me ushtarë nga batalionet e tjera.
“Mesazhi im për ushtrinë është i qartë – licenca jonë për të vepruar bazohet në besimin dhe ne duhet të mbajmë veten sipas standardeve më të larta”, shkroi Sanders.
Ai shtoi se “një sjellje e tillë është e papranueshme, gërryese dhe e dëmshme për reputacionin e ushtrisë”.
“Unë nuk jam i përgatitur të rrezikoj misionin e NATO-s ose reputacionin e ushtrisë britanike”, shtoi Sanders.
Dislokimi vjetor në Ballkan është për një stërvitje 10-ditore me aleatët e NATO-s, megjithëse trupat normalisht qëndrojnë për më shumë se një muaj. Më shumë se 400 parashutistë udhëtojnë si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë dhe do të humbasin një medalje dhe pagesë shtesë që zakonisht marrin për dislokimin jashtë shtetit.