Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kë përkujtuar civilet e vrarë në Studime të Vushtrrisë.
Sipas Haradinaj, plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet.
‘’Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet!Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit.Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve.Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës’’, ka thënë Haradinaj.
Sot janë bërë 24 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.
Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit.