Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale G.B., B.Z., A.I., për vepra të ndryshme penale.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me inicialet G.B., B.Z., në bashkëkryerje me të pandehurin E.O., i cili gjendet në arrati, pas marrëveshjes paraprake me dashje dhe dijeni të qëllimit të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër me paraqitjen e rrejshme të fakteve e kanë mashtruar të dëmtuarit N.T., H.G., L.M., D.K., A. Sh. Të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga nenin 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe ‘’Mashtrimi në tentativë’’ nga nenin 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim e Prokurorisë.
Ndërkaq, i pandehuri A.I., me dashje dhe dijeni i ka ndihmuar të pandehurve E.O., i cili gjendet në arrati dhe të pandehurit G.B dhe B.Z, në kryerje të veprës penale ‘’Mashtrimi’’ duke u vënë në dispozicion mjetet për kryerjen e veprës penale’. Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi në bashkëkryerje në ndihmë’’ nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 33 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.