Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Asistent Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë, David Cattler.
Begaj vlerësoi kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në përballimin e sfidave komplekse të sigurisë.
Ndër të tjera, Begaj nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet strukturave të inteligjencës të vendit tonë me ato të NATO-s është thelbësor, për të parandaluar influencat malinje të vendeve me qëllime jo miqësore.
Po ashtu, Begaj diskutoi me Cattler edhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku pavarësisht progresit të bërë, vërehen përpjekje të aktorëve me ambicie gjeopolitike, për të zgjeruar influencën dhe penguar proceset eurointegruese.