Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ) sot mban mbledhje lidhur me shqyrtimi dhe miratimi i Planit operacional për ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan,
Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq.
Në rendin e ditës për këtë mbledhje gjithashtu është edhe shqyrtimi dhe miratimi plotësimeve të përbërjes së KVV-ve, për komunën e Leposaviqit dhe plotësimin me anëtar rezervë të KVV-ve për Leposaviq, Zubin
Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut. Shqyrtimi dhe miratimi i Ekipeve Mobile për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.
Më 23 prill, pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale, në Zveçan dhe Leposaviq.