Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se ka pasur kuorum për të filluar sot seancën pasi ishin 90 deputetë, por sipas saj, mungonin ata të pushtetit.
Kica – Xhelili përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se rregullorja kërkon që seanca të fillojë kur janë prezentë 61 deputetë.
Megjithatë, sipas saj, pushteti po “kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë”.
“Pra, ne kot shkojmë aty, sepse rëndësi ka vetëm 50%-shi i parë (që nuk po arrijnë ta sigurojnë), jo dhe i dyti, dhe e gjithë kjo në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.” – ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
Një sqarim për kuorumin sot në Kuvend.
Kuorum për të filluar seanca kishte. Në sallë ishim rreth 90 deputetë. Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të filloj kur ka kuorum – pra kur jane 61 deputetë prezent.
POR, shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë, PA opozitën.
Pra, ne kot shkojmë aty, sepse rëndësi ka vetëm 50%-shi i parë (që nuk po arrijnë ta sigurojnë), jo dhe i dyti, dhe e gjithë kjo në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.