Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka thënë se më në fund Parlamenti Evropian e dha dritën e gjelbër për kosovarët që të udhëtojnë pa viza.
Reuten theksoi se Kosova është pjesë e Evropës, dhe se tani mund të hapet kapitulli tjetër.
“Parlamenti Evropian jep dritën e gjelbër përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Evropës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Reuten.
Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.