Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se java e ardhshme do të jetë me kushte të ngjashme me stinen e vjeshtës.
Pothuajse e gjithë java do të jetë me shi, ndërsa temepraturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë celsius. Vlerat maksimale do të sillen rreth 12 deri në 16 gradë celsius.
E hënë – Mot i vranët dhe me shi. Temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në të gjithë territorin.
E martë – Mot i vranët dhe me shi. Gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. Në fushta termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shumë në rrafshin e Dukagjinit.
E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.
E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Në shumë zona parashihet të ketë edhe intervale me diell. Grafiku në fushat termikie mbetet i pandryshuar dhe konstant.
E premte – Edhe kjo ditë mbetet pothuaj e ngjashme sa i perket kushteve meteorologjike. E vranët dhe me intervale me diell. Parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.