Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar më ministrin e jashtëm italian, Antonio Tajani.
Ky i fundit përmes një postimi në Twitter tha se e ardhmja e Ballaknit perëndimor është BE-ja , ndërkohë pohoi se do ta forcojnë praninë e KFOR-it italian në Kosovë.
“Ia konfirmova presidentes Vjosa Osmani angazhimin e qeverisë në Ballkan. Ne jemi edhe në vijën e frontit në Kosovë për siguri dhe stabilitet me misionin e KFOR-it. Ne duam të forcojmë praninë tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është BE-ja”, shkroi ai në Twitter.