Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në konsultimin publik me qytetarë për projekt-buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2023.
Në rrjetin social Facebook, Totaj ka shkruar se ky është takimi i parë por që do të ketë edhe konsultime e biseda të tjera që do ti analizojnë të gjitha kerkesat me pritoritet që i prekin interesat e një numri të madh të banorëve të Prizrenit.
“Ky është takimi i parë dhe natyrisht do të kemi përsëri konsultime, bisedime dhe do t’i analizojmë të gjitha kërkesat në mënyrë gjithë përfshirëse si dhe do t’i shohim se cilat janë me të vërtetë pritoritet që prekin interesat e një numri më të madh të banorëve dhe futjen e tyre në planifikimin buxhetor”, tha ai.
Postimi i tij i plotë:
Me kthimin e politikës së dyerve të hapura në Komunën e Prizrenit, sot, me kënaqësi mora pjesë në konsultimin publik me qytetarë për projekt-buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2023.
Ky është takimi i parë dhe natyrisht do të kemi përsëri konsultime, bisedime dhe do t’i analizojmë të gjitha kërkesat në mënyrë gjithë përfshirëse si dhe do t’i shohim se cilat janë me të vërtetë pritoritet që prekin interesat e një numri më të madh të banorëve dhe futjen e tyre në planifikimin buxhetor.
Gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin 2023, nuk do të ketë veprime preferenciale, por korrekte dhe do të udhëhiqemi me kritere e standarde të cilat kanë të bëjnë me caktimin e relevancës se pse një projekt duhet të realizohet dhe pse një tjeter duhet të pres.
Jam i sigurt se do të kem mirëkuptim edhe nga ana juaj dhe gjithmonë do të jemi të hapur për t’i adresuar kërkesat tuaja.