Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me këngë e lule është pritur në Kalabri të Italisë.
E para e Kosovës në “Facebook” ka publikuar një video ku dy gra arbëreshe këndojnë duke i uruar mirëseardhje.
“Mirë se ju gjeta, arbëreshë të dashur!”, ka shkruar Osmani mbi videon e publikua.
Presidenca ka njoftuar se në një ceremoni të veçantë, e cila do të organizohet në komunën e Frasnitës, Presidentes do t’i ndahet çmimi “Gjergj Kastrioti”.
Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidentja Osmani do të ketë takime të ndara me kryetarin e Rajonit të Kalabrisë, në Katanzaro, me kryetaren e Provincës së Kozencës, si dhe me kryetarët e komunave arbëreshë të këtij rajoni, me të cilët do të diskutojë mbi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të vendit tonë me komunat arbëreshe të këtij rajonit.
Presidentja Osmani do ta ketë edhe një bashkëbisedim me studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Kalabrisë.
Presidentja do të marrë pjesë në aktivitete të shumta të cilat e kanë në fokus traditën, ritet e kulturën arbëreshe.