Përkundër barazimit me Trepçën ’89 me rezultat 1-1, Drita vazhdon të mbetet liderë e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e trajnerit Arsim Thaqi ruan vendin e parë më 56 pikë, vetëm një më shumë se Ballkani.
Kampioni në fuqi po ashtu barazoi me rezultat 2-2 ndaj Malishevës, madje duke lëshuar epërsinë prej dy golave në pesë minutat e fundit të ndeshjes q ëu zhvillua në Suharekë.
Gjilani që ka pësuar dy humbje radhazi renditet i treti me 40 pikë, i ndjekur nga Llapi me 39 dhe Prishtina si e pesta me 38 sosh.
Pesëshja e fundit përbëhet nga Dukagjini 38 pikë, Ferizaj 31, Malisheva 30, Trepça ’89 30 dhe Drenica e fundit me 23 pikë.