Dje u nënshkrua marrëvesha 56.2 milionëshe, mes KEK-ut dhe kompanisë amerikane General Electric, për modernizimin e turbinave me avull të Termocentralit Kosova B.
Rezultat i kësaj marëveshje sipas kryeministrit të Kosovës do të thotë më shumë prodhim të energjisë elektrike.
“Ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B, pa rritur emetimin e gazrave ndotës dhe nevojën për remonte të shpeshta.
Më shumë prodhim, do të thotë më shumë pavarësi energjetike dhe më pak varësi ndaj importeve, më shumë siguri të furnizimit me rrymë dhe më pak shpenzime të buxhetit të shtetit. “, ka shkruar Kurti në Facebook.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje Kurti e ka konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë.