Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për dy kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill.
Lista përmban 45,095 emra të votuesve, apo 1,345 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021.