Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka publikuar renditjen e fundit në nivel kombëtar.
Listës i prinë kampioni i botës, Argjentina, transmeton lajmi.net.
Kosova nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë herë në vendin e 107-të. ‘Dardanët’ barazuan në dy ndeshjet e parë në kualifikueset e ‘Euro 2024’, me Izraelin 1-1 dhe në shtëpi ndaj Andorra.
Që pas humbjes ndaj Polonisë në kualifikueset për Evropian, Shqipëria ka zbritur në dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Në renditjen e fundit, kombëtarja ‘kuqezi’ renditet në vendin e 68-të, dy më poshtë se herën e fundit.
Pamundësia për të marrë një rezultat pozitiv në Varshavë ndaj Polonisë, nuk mundësoi ndonjë tentativë për ngritje në renditjen e FIFA-s.