Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se për Kosovën bëhet edhe më e domosdoshme nevoja për të kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për kryesit e krimit çnjerëzor në Masakrën e Rezallës.
“Për familjarët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre dhembja vjen e shtohet, e për Kosovën bëhet edhe më e domosdoshme nevoja për të kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për kryesit e këtij krimi çnjerëzor.E përjetshme është lavdia për martirët e Rezallës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, ku ka njoftuar s e ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në Rezallë, të cilët ranë më 5 prill të vitit 1999.
Masakra e Rezallës është kryer nga forcat serbe më 5 prill të vitit 1999. forcat serbe vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë, djem e burra të paarmatosur. Gati gjysmën e trupave i morën dhe i zhdukën, të cilët në vitin 2014 u gjetën në Rudnicë të Rashkës, në Serbi./