Policia e Kosovës ka njoftuar se një viktimë femër Kosovare, ka raportuar se është dhunuar në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë nga një i dyshuar mashkull, me të cilin ishte njohur disa muaj më parë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima thotë se i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, dhe e njëjta ishte detyruar që t’i japë para disa herë në shuma të ndryshme.
Pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.