Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim fëmijët me autizëm.
Ajo ka potencuar se mbështetja dhe inkurajimi janë thelbësore për fëmijët me autizëm.
“Ata janë me ne, unik në potencialin e tyre, ndaj duhet të bëjmë gjithçka çdo ditë që ata të jenë edhe të barabartë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë, e cila dje (2 prill) është shënuar edhe në Kosovë është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.