Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ftuar qytetarët që ti bashkohen marshit që do të mbahet me 2 prill.
Ky marsh do të mbahet për të mbështetur ish-udhëheqësit e luftës çlirimtare të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
“Pastërtisë së luftës sonë nuk mund t’i vëjë njolla askush. Unë besoj në luftën e drejt të çlirimtarëve të cilët po mbahen padrejtësisht të paraburgosur në gjykatën speciale” ka shkruar Ministri.
Postimi i plotë:
Të dilën më 2 prill, mbahet marshi në mbështetje të luftës së pastër dhe të drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ftoj të gjithë që të bashkohen në këtë marsh.
Pastërtisë së luftës sonë nuk mund t’i vëjë njolla askush. Unë besoj në luftën e drejt të çlirimtarëve të cilët po mbahen padrejtësisht të paraburgosur në gjykatën speciale. Të dielën të bashkuar në marshin për drejtësi.