Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i ngrohtë.
Intervale më të gjata me diell paradite, e më vonë pasdite vransirat shtohen, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmje.
Njoftimi i plotë:
31.03 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell paradite, e më vonë pasdite vransirat shtohen, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmje.
1.04 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme e diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
2.04 – Vransira të ndryshueshme. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu.
3.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, që vende-vende edhe mund të jenë më intenzive.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 17C e 18C, ato maksimale, ditën e premte. Mbesin të larta deri ditën e diel, e të hënën zbresin në 7C. Minimalet nga vlera negative, shënojnë rritje në 4C e 7C.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në veriore.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditëve të fundjavës.