Në kuadër të vizitës në Baku, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u prit në një takim nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Në një postim në Facebook pas takimit, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok.
Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e dhënë nga Azerbajxhani, si dhe nga Presidenti Aliyev për ndërtimin dhe zbatimin e suksesshëm të gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) .
Postimi i tij i plotë:
Një takim i ngrohtë dhe i frytshëm në Baku, me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Vlerësova marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe potencialin e madh që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok.
Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e dhënë nga Azerbajxhani, si dhe nga Presidenti Aliyev për ndërtimin dhe zbatimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP.
Theksova rëndësinë e jashtëzakonshme që merr gazsjellësi TAP për sigurinë energjitike të Europës, në kontekstin e zhvillimeve të fundit, si burim alternativ energjie.
Vlerësuam nevojën jetike të fuqizimit të mëtejshëm të TAP, si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit IAP (Gazsjellësi Adriatiko-Jonian), që do të sillte një impakt më të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
Me shumë interes thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit, si dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimeve midis dy vendeve.