Vetëm 30 minuta pasi nisi, ka përfunduar protesta e PSD-së kundër Asociacionit tek Qeveria.
Protesta përfundoi me hedhjen e tymit të zi tek ndërtesa e Qeverisë.
Poashtu, aktivistët e PSD-së kanë hequr flamujt e Kosovës përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në vend të tyre janë vendosur flamuj të bardhë. Për simbolikën e tyre ka folur Dardan Molliqaj.
Ai ka thënë se ata janë vendosur për të treguar se Kurti është dorëzuar.
“Këta flamuj u zëvendësuan në mënyrë simbolike për të treguar që kryeministri i Kosovës është dorëzuar”, ka thënë Molliqaj.