Distria Krasniqi ka vazhduar me suksese në garat e xhudos. Kampionja olimpike ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit, të premten.
Për Distrinë është gara e radhës që e përfundon me medalje. Jashtë podiumit për herë të fundit ka mbetur në nëntor të vitit 2021.
Distria ishte bartësja e parë në Tbilisi të Gjeorgjisë, ndërsa në finale të kategorisë deri 52 kilogramë u mposht nga bartësen e dytë, Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit. Keldiyorova startoi fuqishëm duke e befasuar xhudisten kosovare.
MRKS: Distria dhe Nora përsëri lartësojnë emrin e shtetit tonë
Dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Këtyre lajmeve i është gëzuar Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.
“Në finale Gjakova përballet me serben, Marica Perishiq, ndërsa Krasniqi me Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani. Urime për sukseset dhe mbarësi në finale”, ka shkruar MKRS në “Facebook”.
Edhe Gjakova në finale të Grand Slamit
Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova ka arritur në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë, Gjakova e mposhti kanadezen Jessica Klimkait pa më shumë se gjashtë minutave luftë.
E në finale të kësaj kategorie, Gjakova do të takohet me serben Marica Perishiq.
Krasniqi në finale, Gjakova në gjysmëfinale
Xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Për të arritur deri në çerekfinale, Gjakova i fitoi tri luftëra. Në gjysmëfinale, Gjakova mposhti gjermanen Pauline Starke.
Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me kanadezen Jessica Klimkait.
Distria në finale, kërkon medaljen e artë
Distria Krasniqi nuk ka të ndalur.
Xhudistja kosovare ka kaluar në finalen e madhe të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Gjeorgji, duke siguruar kështu medaljen e argjendtë.
Ajo në gjysmëfinale e mposhtu xhudisten gjermane Macha Ballhaus, derisa tani do të luftojë për medaljen e artë.
Krasniqi kalon në gjysmëfinale e Gjakova në çerekfinale
Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Ajo do të ndeshet me gjermanen Mascha Ballhaus, derisa xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale.
Xhudistja Flaka Loxha u mposht nga serbja, Marica Perishiq.
Në këtë garë po marrin pjesë edhe Erza Muminoviq (-52 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).
Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos
Në Grand Slamin e Xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfianle të kësaj gare.
Krasniqi ka triumfuar ndaj xhudistes belge, Amber Ryheul, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në këtë garë po marrin pjesë edhe Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).