Kryeparlamentari Glauk Konjufca ia ka dhënë një vërejtje nënkryetarit të Kuvendit, deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili shau pak para se deputetët të shkonin në pauzë.
Me t’u kthyer nga pauza, Konjufca e ngriti këtë çështje.
“Dua ta ngis një çështje sipas Rregullores së Kuvendit, nenit 65 lidhur me nënkryetarin Kujtim Shala. Z. Shala, të gjitha faktet tregojnë që keni përdorur një gjuhë joparlamentare por pa mikrofon, dhe për këtë rregullorja më obligon që të ju japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.
Konjufca shtoi se sipas rregullores, në këtë rast, “nëse deputeti kërkon që të japë shpjegime për këtë, atëherë i jepet fjala në përfundim të seancës plenare”.
Kujtim Shala e mori fjalën menjëherë dhe tha: “Faleminderit! Ma dërgoni vërejtjen me postë”