Zjarr në spitalin e Sarandës, digjet reparti i radiologjisë

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në spitalin rajonal të Sarandës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët kanë përfshirë sallën e pajisjeve radiologjike në këtë spital dhe mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2 CNN/

Related Posts

Next Post

Te fundit

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?