Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit, ku kryeministri Kurti po raporton për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e arritur më 18 Mars në Ohër, ka thënë se kjo marrëveshje është humbje e madhe dhe devijim nga qëllimi primar për njohje reciproke.
Abdixhiku referuar çështjes së Asociacionit, për të cilin Kurti e pranoi se qëndron brenda marrëveshjes, tha se ndjen keqardhje për fatin tragjik politik të Kurtit dhe humbjen që mori Republika e Kosovës.
“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, ishte ndër kushtet e Kurtit. Nuk kanë kaluar as dy muaj dhe aneks marrëveshja parasheh qartë nisjen e diskutimeve për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë. Po flas për 6 kushtet që u thanë vetëm dy muaj më parë. Për këto qëndrime dhe pozicionin ndryshues të Kurtit ndjej vetëm keqardhje. Çfarë fati tragjik politik. Ndjej keqardhjeje për humbjen e Kosovës së Republikës së Kosovës. Unë në brengë e kam qëndrimin poliitik të Republikës dhe mungesën e plotë të kredibilitetit.
Sikurse nuk ishte i qartë në përmbajtjen e nenit 7, ai edhe sot është i paqartë e rrjedhimisht edhe i pavetëdijshëm mbi produktin e negociuar nga vetë ai.
Vetmenaxhimi është koncept shumë më i gjërë se Asociacioni, vetëmenaxhimi është e drejtë, Asociacioni është”, u shpreh Abdixhiku. /Reporteri.net/