Një incident ka ndodhur një ditë më parë në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren.
Aty një ditë më parë, një nxënës e theri me thikë shokun e tij. Mjetin e ftohtë nuk ia vërejti askush deri në momentin që i mituri e kreu veprën.
Shkaqet që ndikuan në zhvillimin e ngjarjes po i heton policia, që thanë se dyshojnë që rasti ndodhi pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes të dyja palëve.
Nxënësi i lënduar në këmbë mori trajtim në spitalin e Prizrenit dhe është në gjendje stabile.
Por si ai, ka mundur të pësoj edhe ndonjë tjetër në një shkollë në Demjan të Gjakovës.
Edhe këtu, një nxënës në orë mësimi po mbante me vete një thikë. Policia më pas e arrestoi 16-vjeçarin dhe e dërgoi në mbajtje si të dyshuar për veprat “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.