Kosova nuk ka marrë pjesë në takimin e sesionit të 49-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), që është mbajtur më 16 dhe 17 mars.
Viteve të kaluara, Kosova ka marrë pjesë në këto takime. Por, nga fotografia familjare e publikuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik, vërehet se askush nga Kosova nuk ka marrë pjesë aty, shkruan Demokracia.com.
Kosova nuk ka marrë pjesë as në takimin e vitit të kaluar, të 48-in me radhë të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate.
Ministrat e e jashtëm të Kosovës, në vitet e kaluara kanë marrë pjesë rregullisht në këto takime, t; cilat jane shfrytezuar per lobim rreth njohjeve.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka nxjerrë vitin e kaluar një rezolute, ku bëhej thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete anëtare që ende s’e kanë bërë këtë. /Demokracia.com/