Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur pesimist se marrëveshja e zbatimit mund të nënshkruhet në Ohër.
Kurti theksoi se janë dakorduar për propozimin evropian, me iniciativë franko-gjermane dhe aty janë pesë fjali, 11 nene dhe kësisoj do të mund të diskutohet plani i zbatimit.
“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian, me iniciativë franko-gjermnane dhe aty janë pesë fjali në preambulë, janë 11 nene gjithsej, le ta diskutojmë planin e zbatimit. Unë e di që Serbia shtynë shumë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ne e dimë qëndrimin e Serbisë por unë dua t’i referohem asaj për çfarë jemi marrë vesh dhe atë që keni mundur ta lexoni që të gjithë, e plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër”, tha Kurti.
Kryeministri tha se nuk varet vetëm nga ana e Kosovës se a do të ketë sukses, apo jo.
“A do të ketë sukses apo jo, ju e dini se nuk mund të varet jo vetë, nga ne. Kam qen i gatshëm që ta nënshkruajë në Bruksel, por këtë nuk e ka pasur pala serbe”, përfundoi ai./