Stupcat dhe ndarja e tyre ishte komentuar shumë në media.
Ani pse paralajmëruan rikthimin në skenë, ata u përqanë duke u kundërshtuar njëri nga ish-anëtarët e këtij grupi, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, Vedati në një bisedë me Fisin në “Big Brother VIP Kosova” ka dhënë disa detaje për ndarjen e tyre.
Ai thekson se secili ka të drejtën e tij të zhvillojë një karrierë vetëm, por që zyrtarisht janë akoma të tre aksionarë në ‘YouTube’.
“Osmani ia ka nisur të punojë vetë i pari edhe kemi pauzuar një kohë. Nuk kemi dashur të bëjmë diçka. YouTube-n e gëzojmë të tre bashkë, të tre jemi aksionarë. Zyrtarisht nuk kemi ndarë asgjë edhe unë e Mensuri i kemi bërë këto skeçet e vitit të ri se gjynah është që ta lëmë se publiku na njeh. Ne privatisht me asnjërin nuk kemi pasur kurrë asgjë. Po faktorë tjerë, dikush dëshiron të ndihet vetë më i saktë më i sigurtë, dëshiron që ta bëjë vetë karrierën, është e drejta e secilit. Por ndërkohë derisa ec vet nuk mund ta mbysësh një emër ose një karrierë”, u shpreh ai.
Vedati, është njëri nga pretendentët për të fituar këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”./Lajmi.net/