Katër persona kanë mbetur të lënduar, si shkak i një aksidenti të djeshëm në hyrjen jugore të Prizrenit.
Policia bënë të ditur se njëri ka shoferët kishte qenë nën ndikimin e alkoolit, përcjell lajmi.net.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave njëra me targa të Shqipërisë me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë dhe tjetra me targa vendore me ngasës viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë.