Kombëtarja e Kosovës U17 në fund të këtij muaji do të ketë një turne shumë të rëndësishëm ku do të prezantohet në Bullgari, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Kosovës U17, Arbnor Morina tashmë ka përgatitur ftesat për talentet e rinj, derisa një e tillë ka shkuar edhe për futbollistin Medjen Llumnica.
Turneu zhvillohet nga 20 deri me 27 mars dhe do të marinë pjesë Kosova, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Malta.
16-vjeçari po luan me shumë sukses në akademinë e Malmos dhe shihet si një përspektivë e futbollit. Ai është djali i futbollistit të mirënjohur Xhevdet Llumnica dhe me kënaqësi e ka pritur këtë ftesë me shpresë se do të jap më të mirën në fanellën kombëtare.