Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka publikuar raportin e fundit për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se nga 169 testime 28 persona janë infektuar me koronavirus.
Instituti ka njoftuar po ashtu se gjatë 24 orëve janë shëruar 33 qytetarë nga virusi.
Sipas IKSHPK-së 13 pacientë janë të hospitalizuar.
Aktualisht në Kosovë janë 197 raste aktive.