Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa pas turnout të saj “Future Nostalgia”, është rikthyer në Londër.
Sipas mediave britanike ajo ka marrë makinën e saj luksoze të martën, pasi I kishin vendosur një kapëse të verdhë.
Nuk dihet se pse “Jaguar F-Type” prej 55 mijë paund ishte bllokuar.
Sipas “Daily Mail”, një nga arsyet më të zakonshme për kapjen ose konfiskimin e një makinë është mungesa e sigurimit.
Por edhe nëse mjeti është parkuar në mënyrë të paligjshme, mund që të bllokohet.