Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një femër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor.
Rasti është iniciuar si dhunim.
“Vushtrri 09.03.2023-19:00-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e poklicisë.