Mohamed Salah ka bërë historinë me Liverpoolin.
“Të Kuqtë” triumfuan këtë të diel në derbin ndaj Manchester Unitedit me rezultatin e thellë 7:0.
Salah ishte njëri prej më të mirëve në fushë për vendasit. Ai ia doli të shënonte dy gola, teksa regjistroi edhe dy asistime.
Me golat e shënuar në këtë përballje, sulmuesi egjiptian është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Liverpoolit, në Premierligë.
30-vjeçari tani numëron 129 gola me fanellën e skuadrës nga “Anfield” në elitën e futbollit anglez.
Salah theu rekordin e Robbie Fowler, i cili kishte shënuar 128 gola.