Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person për dhunë në familje dhe për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar mbrëmë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.
“Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat “dhunë në familje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në këtë njoftim.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.