Dy vetëvrasje kanë ndodhur brenda një dite, njëra raportohet te ketë ndodhur në Prishtinë dhe tjetra në Fushë Kosovë.
Arsyeja që kanë quar deri tek këto vetëvrasje ende nuk dihen.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 11:29 është raportuar për një vetëvrasje në Prishtinë.
Rasti shkon nën hetime.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur mbrëmë rreth orëve të vona në Fushë Kosovë, ku një grua ka renë nga një lartësi e ndërtesës.
Të dy rastet janë cilësuar si vetëvrasje.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga një objektit banesor .Njësiti policor përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit inicohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML”, thuhet në raport.