Komuna e Prizrenit ka përuruar fillimin e punimeve në projektin infrastrukturor (rrugë, kanalizim dhe ndriçim) “Ndërtimi i rrugës transitore – kryqëzimi me autostradë”.
Kështu ka bërë të ditur vetë kjo Komunë përmes një njoftimi dërguar mediave.
Shaqir Totaj, kryetar i Komunës, tha se “kjo rrugë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe në lëvizjen e lirë të tyre si dhe për vizitorët qasja në qytet do të jetë më e lehtë”.