Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se e ka humbur njohjen reciproke.
Tahir në Facebook, ka shkruar se njohja reciproke në qendër ishte e përkrahur nga Amerika dhe se këtë mundësi e ka humbur kryeministrit, Albin Kurti.
“Si e humbi Kurti perkrahjen amerikane per marreveshje me njohje reciproke ne qender? Presidenti Biden me leter e perkrahu Kosoven qe ta fitoj njohjen reciproke, Kurti e humbi.” – ka shkruar Tahiri.
Më tej, ajo ka kërkuar nga Kurti që ta shpejgojë këtë humbje.